Klubi i hendbollit “Kastrioti” nga Ferizaj ka filluar përgatitjet për pjesëmarrje në lojërat evropiane në hendboll.
Kryesia e Klubit ka shtuar aktivitetin e sajë në riorganizimin dhe përforcimin e klubit që në garat e ardhshme të filloi sa më i përgatitur. Në kuadër të kësaj dhe pas vendimit të Bordit të FHK-së për afatin kalimtar KH “Kastrioti” ka filluar përforcimet.
“Kastrioti” tani më ka përfunduar bisedimet më Hamdi Saliun,lojtarë i Termal sport erzurum nga Turqia.
Gëzim Kokollari,kryetar i KH “Kastrioti” tha se përveç këtij përforcimi është duke u biseduar që të ketë edhe të tjerë.
“Jemi duke punuar në përforcimin e ekipit si me lojtarë por edhe në rishqyrtimin e stafit teknik,ku do të vlerësohet përformanca e secilit veç e veç” tha Kokollari
Sipas vendimit të Bordit të FHK-së , afati i rregullt kalimtar do ka filluar me datën 01 korrik dhe do të jetë i hapur deri me datën 15 korrik 2016.
Afati kalimtar sipas Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimi i tyre parasheh të zgjatë 15 ditë, në të cilin mund të aderojnë në klubet e reja të gjithë ata hendbollist dhe hendbolliste të cilët nuk kanë kontrata dhe janë të lirë, apo kanë kontrata por kanë fletë pëlqimin e klubit.
Hendbollistët dhe hendbollistet që marrin statusin e lirë gjatë afatit te rregullt kalimtar kanë te drejt regjistrimi deri me 15 tetor 2016.
Lojtaret qe vijnë nga shtetet e tjera kane te drejte regjistrimi deri ne fund te vitit 2016