Klubi futbollistik ferizajas KF “Ferizaj” sot është kualifikuar për në Superligë, raporton “Ferizajpress”.
Në ndeshjen përfundimtare që u zhvillua në Drenas në mes të KF “Ferizaj” dhe KF “Vëllaznimi”, ferizajasit dolën triumfues.
Menjëherë pas shpalljes së fitores tifo-grupi “Ujqit” dhe të gjithë futbollistët e nisën festën në Ferizaj.
Tifozët ferizajas kanë dal në qytetin e Ferizajt për ta festuar hyrjen në Superligë.
Për të i uruar sportistët ferizajas në sheshin e qytetit doli edhe kryetari Agim Aliu me bashkëpunëtorët e tij.
“Ferizaj është një qytet i sportit dhe nuk kënaqemi vetëm me futjen në Superligë. KF “Ferizaj” do të ketë mbështetjen e duhur sepse ne duam që Ferizajn ta bëjmë kampion të Kosovës” tha Aliu. /Ferizajpress
.
.
.
.