11,09,2025

KF ÇELIKU I FERIZAJT SI ÇELIK

Must Read

Ferizaj.07.10.2017. Ekipi i KF Çelikut në kuadër të javës së gjashtë të Ligës së Dytë të Kosovës Grupi-B shënoi fitoren e katërt këtë edicion. KF Çeliku-KF  Drenoci 5-1

Ndeshja hapëse e javës së gjashtë të Ligës së Dytë të Kosovës-Grupi B u zhvillua në Ferizaj ku ekipi i KF  Çelikut, e dominoi në tërësi këtë takim.

Ndeshja u zhvillua nëpër një mot me shi dhe të ftohtë, por as kjo nuk e ndali ekipin e KF Çelikut të arrij deri te suksesi i radhës.

Golat për ekipin e KF  Çelikut i shënuan Shpejtim Muhaxheri (2), Taulant Hashani (2) dhe një gol e shënoi Ymer Hoxha. Ekipi i KF Çelikut e nisi në mënyrën më të mire, duke shënuar qysh në minutat e pare me dy golat e Shpejtim Muhaxherit dhe Taulant Hashanit. Taulant Hashani shënoi edhe njëherë për ta përmbyllur pjesën e pare me rezultat 3-0. Në pjesën e dytë ra paksa tempi i lojës dhe ekipi i Kf Çelikut shënoi edhe dy gola përmes lojtarëve Ymer Hoxha dhe Shpejtim Muhaxheri. Ekipi i Drenocit shënoi golin e nderit përmes penaltisë për rezultatin përfundimtar 5-1 në dobi të KF  Çelikut. Duhet theksuar se në këtë takim për ekipin e KF  Çelikut debutoi edhe Mensur Idrizi një emër i madh i futbollit Ferizajas dhe atij Kosovar. Duhet cekur se ekipi i KF  Çelikut kishte mungesa në këtë takim, si Petrit Rushiti, Fatlum Hajrullahu, Betim Behluli dhe Lirak Abdullahu. Për fund theksojmë se loja ishte shumë korrekte nga dyja palët dhe nuk u nda asnjë karton gjatë gjithë takimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img