10,09,2025

Këto pjesë të Ferizajt të shtunën do të mbeten deri 7 orë pa rrymë

Must Read

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike, KEDS, njofton se gjatë ditë së nesërme në disa pjesë të Ferizajt do të ketë ndërprerje të energjisë prej orës 09:00 – 16:00.

Në këtë periudhë pa energji do të mbeten rruga e Elbasanit, Gjergj Fishta, Muharrem Shemsedini – një pjesë, Murat Murati – një pjesë, rruga Naim Beka, rruga e Prekazit, Sefedin Firza -një pjesë, Xhevat Sojeva – një pjesë dhe rruga Zef Jubani – një pjesë.

Gjithashtu pa rrymë do të mbesin edhe fshatrat Balaj, Jezerc, Manastirc, Nerodime e Naltë dhe ajo e Ulët.

KEDS ka njoftuar se ndërprerja e furnizimit me energji bëhet për shkak të mirëmbajtjes preventive.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Jezerci  (kodi: 40042003) prej orës  09:00 – 16:00.

Vendet: Rrugët: Elbasanit, Gjergj Fishta, Muharrem Shemsedini (një pjesë), Murat Murati (një pjesë), Naim Beka, Prekazit, Sefedin Firza (një pjesë), Xhevat Sojeva (një pjesë), Zef Jubani (një pjesë). Fshatrat: Balaj, Jezerc, Manastirc, Nerodime dhe Nerodime e Naltë dhe e Ulët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img