17,07,2025

Këto janë shtetet në të cilat vepron grupi pjesë e të cilit është Murat Jashari

Must Read

Ai ka deklaruar se vrasjen e Vllasit ka dashur ta bëjë pasi e cilëson ish-politikanin që aktivitetin e ka kryer sa ende ekzistonte Jugosllavia, si tradhtar të kombit.

Jashari pohoi se ka një listë të gjatë të njerëzve që grupi dëshiron t’i eliminojë.

Planet për vrasjen e disa nga zyrtarëve shtetërorë të Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin, Isa Mustafa, sipas dëshmisë së sulmuesit janë bërë në Kosovë, por edhe në Maqedoni e Zvicër.

Deri tani nuk ka ende informacione se kush është struktura e organizuar të cilën e ka përmendur Jashari.

Nuk dihet as përse ishte pikërisht Azem Vllasi që u sulmua i pari, apo ishte çështje rastësie.

Ndërsa i dyshuari tjetër për sulmin e sotëm është, Avni Llumnica, vëllai i dëshmorit, Nexhmi Llumnica, i vrarë nga policët serbë në maj të vitit 1999 në Konushevc të Podujevës, njofton Klan Kosova.

Por, për këto dhe të tjera informacione policia do të mund të hetojë pasi të dyshuarit i arrestoi menjëherë pas sulmit, në periferi të Prishtinës derisa kishin marrë rrugë për në Ferizaj.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar deri tani dy persona të dyshuar, ku njëri prej tyre M. J. (1956) dyshohet se është kryerësi i kësaj vepre, ndërsa personi i dyshuari i dytë është A. LL. viti (1964)”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Kruse Vllasi, që për momentin gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është jashtë rrezikut për jetë.

Arben Grazhdani nga QKUK ka thënë se “plumbi ka hyrë në pjesën e përparshme të krahut. Ka shkaktu thyerje të klavikullës. Ka shkaktuar dhe dëmtime të indeve të buta e është ndal tek pjesa e qafës, por nuk kishte ndonjë problem të tërheqje së predhës”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt shton masat për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe për mbarëvajtjen e aktiviteteve publike

Ferizaj, 17 korrik 2025Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkolonel Faton Pllana, ka mbajtur sot një takim pune me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img