05,03,2025

Këto janë rregullat e reja për kosovarët që ia mësyjnë Zvicrës

Must Read

Zvicra ka njoftuar për masa më të ashpra kundër COVID-19 të premten më tre dhjetor, pasi qeveria po lufton për ta përmbajtur një valë të infeksioneve dhe arritjen e variantit Omicron në këtë shtet, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një njoftimi nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, këto janë rregullat e reja për të hyrë në Zvicër:

1. Të gjithë personat që udhëtojnë për në Zvicër duhet të plotësojnë një formular shëndetësor në formë digjitale para nisjes. Formulari digjital mund të plotësohet në https://swissplf.admin.ch/formular. Personat të cilët nuk kanë të plotësuar këtë formular në formë digjitale nuk mund të pranohen për udhëtim.

2. Të gjithë personat të cilët dëshirojnë të udhëtojnë për në Zvicër duhet të posedojnë edhe PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë para kohës së nisjes. Kjo vlen edhe për udhëtarët e vaksinuar. TESTI ANTIGEN NUK PRANOHET PËR UDHËTIM NE KËTË RAST!

Masat do të hyjnë në fuqi të hënën më gjashtë dhjetor dhe do të jenë efektive deri më 24 janar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img