28,08,2025

Këto janë pronat e liruara nga uzurpimi sot në Ferizaj

Must Read

Prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës përmes operacionit policor ‘FSHESA’ kanë liruar disa prona të uzurpuara.

Prokuroritë Themelore dhe Policia e Kosovës pas hetimeve të kryera dhe grumbullimit të provave materiale, përmes planit operacional të koduar me emrin ‘FSHESA’, kanë ndërmarr veprime konkrete për lirimin e disa pronave publike të uzurpuara në dy rajone të Kosovës.

Operacioni i parë është realizuar me urdhëresë të Gjykatës  Themelore në Ferizaj, ku janë liruar tri lokale afariste, të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme.

Indeksonline mëson se tri pronat e liruara në Ferizaj janë të Hajrush Miftarit.

“Operacioni është zhvilluar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku me këtë rast janë liruar tre lokale afariste në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, Ferizaj, ku në këtë mënyrë të kundërligjshme ishin uzurpuar nga i dyshuari Hajrush Miftari. Të gjitha këto prona kanë qenë të uzurpuara që nga viti 1999 e deri më tani, me urdhër të gjykatës të gjitha këto prona i janë nënshtruar procesit të sekuestrimit”, mëson Indeksonline.

Pronat e liruara në Ferizaj janë: D.P. “Leli”, “Antika” dhe Mobi Shop “Edi”, të gjithë këto në pronësi të Hajrush Miftarit. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img