Ka vite që është në krye të sindikatës së arsimit. Dhe në këtë cilësi, kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, i priu grevës së mësimdhënësve me kërkesën për rritje te pagave.
Por, i pari i Sindikatës së Arsimit, nuk e ka fort problem çështjen e rrogës së tij. Sipas një dokumenti të publikuar ne vitin 2014 është pare se pagat e SBASHK janë të mëdha.
Paga e krye sindikalistit kap shifrën 1, 600 euro.
I kontaktuar nga T7, Jasharaj ka thënë se nuk ka ndryshuar asgjë që nga publikimi i listës së pagave.
Në këtë rast, ai ka treguar se paga e tij është sa e dy mësimdhënësve por ajo rritet nga beneficionet që merr.
Ndërkohë nënkryetaret e SBASHK paguhen rreth një mijë euro, derisa shifra e pagës së punonjësve në administratë arrin deri në 900 euro.
Mirëpo nënkryetarja e Sindikatës Vjollca Shala, tregoi për T7 nr. e saktë te anëtarëve në SBASHK dhe mohoi qe ato paga janë të larta.
Në bazë të llogaritjeve, pagat e udhëheqësve të SBASHKU’t po del se nuk janë shumë të ulëta, madje hyjnë në nivelin e pagave të larta.