15,11,2024

Këto janë ndryshimet që do ti ketë provimi i maturës

Must Read

 

FERIZAJ. 04.03.2018.. Matura shtetërore sivjet do të ketë ndryshime. Nga dy ditë që është organizuar afati i parë i testit, sivjet do të mbahet në tetë ditë një afat. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Fehmi Hysenaj, tha se në një afat pjesa e parë do të organizohet në katër ditë, po aq edhe pjesa e dytë. Ndërsa, provimi nuk do të mbahet në të njëjtën ditë në të gjithë vendin.
Problemi kryesor i organizimit të Provimit Shtetëror të Maturës, ka qenë administrimi i tij. Për këtë arsye, Komisioni Shtetëror i Maturës ka vendosur të bëjë ndryshime, duke e organizuar testin në katër ditë pjesën e parë dhe katër ditë pjesën e dytë. Kryetari i Komisionit, Fehmi Hysenaj, tha për Radio Kosovën, se testi nuk do të mbahet në të njëjtën ditë në të gjithë vendin, por do të ndahet me rajone.

“Prishtina do të jetë një rajon i vetëm, pasi është rajoni më i madh, ndërsa tjerat ditë do të jenë nga dy rajone bashkë. Pjesa e parë do të ketë lëndët e përgjithshme, gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë angleze, ndërsa pjesa e dytë janë lëndët e profesionit. Faktikisht një afat tetë ditë do të ketë test”, tha ai.
Lidhur me matjen e vështirësive të pyetjeve, pasi testi nuk do të mbahet në të njëjtën ditë, kryetari Hysenaj, tha se janë angazhuar ekspertët më të mirë për të punuar në këtë drejtim.
Do të bëjnë ekuevalentimin e pyetjeve. Do të mundohemi që sa më pak, sepse në momentin kur rritet sasia e testeve, rritet edhe mundësia e gabimeve dhe do të mundohemi që gabimet të jenë minimale. Ne kemi bërë të gjithë hapat që testi i maturës të llogaritet si vlerë shtetërore”, tha Hysenaj.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha se nëse testi i maturës ndahet në katër ditë, pjesa e parë dhe po aq pjesa e dytë, duhet të mendohet mirë, pasi mund të ketë ankesa nga nxënësit lidhur me vështirësitë e pyetjeve.
“Nëse do të punohet kështu, që të ndahet testi në katër ditë, atëherë sigurisht që duhet të hartohen katër palë teste të ndryshme, të cilat nxënësit duhet t’i plotësojnë. Por, duhet ta kemi parasysh që ata që hyjnë në test ditën e katërt do të kenë një lloj përparësie, sepse te ne rrjedhin detyrat dhe mund t’i kenë modelet. Këto duhet të mendohen para se të zbatohet një gjë e tillë”, tha ai

Sipas kryetarit të Komisionit Shtetëror të Maturës, ndarja e testit në ditë të veçanta nëpër rajone do të lehtësojë edhe mënyrën e administrimit. Ai sqaroi se ka ndryshuar edhe dizajni i testeve për të mos pasur mundësi për keqpërdorime. Për vitin 2018, do t’i nënshtrohen provimit shtetëror rreth 30 mijë maturantë. Ndërkaq, në bazë të Ligjit për Maturën, kalueshmëria është me 40 për qind të pikëve.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img