10,11,2025

Këto janë arsyet pse Barcelona e transferoi Arturo Vidalin

Must Read

Pas transferimit të Arthur, Lenglet dhe Malcom, mesfushori kilian do bëhet transferimi i katërt i kampionëve të La Ligas.
‘Mundo Deportivo’ pak minuta më parë raportoi për arritjen e marrëveshjes me Barcelonës dhe Bayern Munich, ku për mesfushorin 31 vjeçar katalanët do t’u paguajnë gjermanëve 19 milionë euro.
Pas mbylljes së marrëveshjes, kjo media jep edhe disa arsye që kanë çuar Barcelonën deri te ky transferim.
Që nga largimi i Paulinhos, Valverde ka kërkuar që të nënshkruhet me një mesfushor me përvojë, agresiv dhe që do të mund të zëvendësonte brazilianin e larguar.
Përvoja e madhe, mosha 31 vjeçare dhe karriera e bërë te Juventus e Bayern Munich, bëjnë pjesë po ashtu në arsyet që kanë bindur Barcelonën.
Vidal ka një bagazh të madh taktik, pasi ka punuar me trajner si Pep Guardiola, Massimilano Allegri, Jupp Heynckes, Jorge Sampaioli dhe Carlo Ancelotti, duke qenë një lojtar që mund t’u përshtatet stileve të të gjithë trajnerëve./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img