27,11,2024

Këto gjëra duhet t’i fshini menjëherë nga Facebooku

Must Read

Facebook di shumë gjëra rreth jush, shumica e tyre shihen edhe nga miqtë tuaj. Por, kjo ka një anë të errët.

Shumica e informacionit që ruhet dhe shpërndahet në faqe mund të përdoret për qëllime të këqija, kështu që është e rëndësishme që të siguroheni se jeni të kujdesshëm për të gjitha të dhënat që i keni aty.

Është mirë që të paktën të jeni të vetëdijshëm se sa shumë të dhëna u keni dhënë njerëzve. Ndoshta nuk dëshironi që t’i fshini të gjitha, por është mirë ta dini se çfarë duhet të shpërndani e çfarë jo, transmeton Gazeta Express.

Interesat tuaja

Kjo ndoshta është gjëja juaj më e përdorur nga Facebook – mbledh gjithçka që mendon se janë në interesin tuaj dhe i përdorë këto informata për t’ju shfaqur reklama dhe gjëra të tjera juve. Por, ky informacion është më mirë të jetë privat, kështu që njerëzit mos ta dinë se çfarë dëshironi të dini. Mund t’i fshini lehtë interesat në Facebook – ose t’i jepni Facebookut interesa të ndryshme, nëse dëshironi.

Ditëlindjen

Ditëlindjet në Facebook janë tradicionale: të gjithë të postojnë në muri, duke iu bërë që t’ua ktheni me koment falënderimin për urimin që ua bëjnë. Por kjo ka edhe dëmin e vet – ditëlindja juaj është aktualisht një informacion shumë me vlerë, që mund t’u jap njerëzve qasje më të lehtë në llogarinë tuaj bankare dhe personale. Kështu që është më mirë ta mbani fshehur atë.

Adresën e shtëpisë

Askush nuk dëshiron që t’ia tregojë adresën e shtëpisë një të panjohuri. Por, ju ndoshta jeni duke e bërë këtë aksidentalisht përderisa jeni duke e përdorur Facebookun. Nëse dëshironi t’ju tregoni njerëzve se ku jeni, më mirë është që këtë ta bëni në mënyrë private me një mesazh direkt.

Ku keni punuar ose ku keni shkuar në shkollë

Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të rënë në kontakt me ish-nxënësit ose kolegët e shkollës në të cilën kishit mësuar. Por, të jepni të dhëna për punën dhe shkollën tuaj, e bëni më të lehtë për njerëzit që t’ju gjejnë, pasi që në rezultatet e kërkimit ju do të shfaqeni lehtë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img