23,04,2024

Këto gjëra assesi mos i bëni nëse ju ka rënë telefoni në ujë

Must Read

Orizi, tharësja e flokëve dhe furra e shporetit… janë disa nga gjërat për të cilat besohej se mund t’ua shpëtojë telefonin që ju ka rënë në ujë.

Edhe nëse ju ka rënë telefoni në uji, ekzistojnë gjasa të mëdha ta “shpëtoni” por nevojitet vetëm durim. Megjithatë, “vdekja” e telefonat që kanë rënë në ujë konsiderohet të jetë rryma, transmeton Telegrafi

Pasi që ta keni nxjerrë nga uji, në asnjë mënyrë mos e kyçni në mbushës, por as mos e ndizni për ta kontrolluar nëse punon!

Energjia elektrike dhe uji që ka mbetur brenda telefonit mund të shkaktojnë lidhje të shkurtë, dhe të nxisin dëm më të madh. Edhe nëse punon telefoni pasi që ka rënë në ujë, preferohet të fiket, pasi që ai do të prishet më vonë kur uji të arrin tek konektori dhe sensori.

Shpesh kemi dëgjuar duke u folur se si është mirë të futet telefoni në oriz për t’ia nxjerr ujin. Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe, pasi që sheqernat dhe mineralet e orizit mund të futen në pajisje të vogla brenda telefonit dhe ta prishin.

Është e vërtetë që e absorbon ujin, por jo edhe nga brenda pajisjes. Por, assesi mos tentoni t’ia largoni ujin me tharëse të flokëve. Me këtë metodë vetëm sa do ta shtyni ujin më thellë në pajisje, kurse nxehtësia mund t’i shkatërrojë kabllot. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img