08,09,2024

Këtë javë në Kosovë misioni i radhës i MCC-së

Must Read

Ky Agjencion është angazhuar për të identifikuar në Kosovë fushat e mundshme të investimeve transformative për rritje ekonomike, zvogëlim të varfërisë dhe krijim të vendeve të reja të punës në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka themeluar tash e disa muaj Zyrën për zhvillimin e programit të Sfidave të Mileniumit në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa, me rastin e vizitës së Misionit të MCC-së në Kosovë sivjet, deklaroi se Kosva tani po hynë në një vazë shumë të rëndësishme për zhvillimit e këtij program.

“Tani po hyjmë në një fazë shumë të rëndësishme të zhvillimit të programit kompakt me Korporatën e Sfidave të Mileniumit. Fushat e përzgjedhura si energjia apo shërbimet ambientale dhe sundimi i ligjit janë konform Strategjisë Nacionale për Zhvillim Ekonomik. Ne do të punojmë në përmbushjen e indikatorëve dhe dokumentimin e progresit në Kosovë, që të përshpejtojmë investimet e MCC-së në Kosovë”, tha Mustafa thuhet në komunikatën e qeverisë.

Fushat e mundshme investive prej nga pritet të dorëzohen projektet mund të jenë energjia, uji, shërbime ambientale dhe sundimi i ligjit si dhe perceptimi ekstern i Kosovës. Misioni vizitues i MCC-së në Kosovë do të takohet me disa dhjetëra bashkëfolës nga komuniteti i donatorëve, institucione kosovare, shoqëri civile si dhe përfaqësues të biznesit.

Në mënyrë që Kosova të kualifikohet për njërin nga programet më inovative dhe transformative që do të ofrohen në Kosovë, duhet të punojë dhe raportojë për arritjet e standardeve të larta në qeverisje të mirë, luftim të korrupsionit dhe liritë ekonomike.

Misioni i MCC-së që qëndron në Kosovë, së bashku me ekipin kosovar të Zyrës së Sfidave të Mileniumit, do të krijojnë një bazë të rëndësishme të të dhënave që trajtojnë indikatorët e qeverisjes, por, që po ashtu identifikojnë rrënjët e pengesave kyçe për zhvillim të hovshëm ekonomik.

Kosova është parakualifikuar për programe të MCC-së në nëntor të 2015, ndërsa projektet e para të aprovohen dhe fillojnë së implementuari gjatë 18 muajve të ardhshëm. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img