26,12,2024

Këta janë të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime

Must Read


Katër të rinj humbën jetën në një aksident të rëndë që ndodhi para dy orësh në rrugën Ferizaj-Shtime. Plagëve që morën si pasojë e përplasjes me një veturë tjetër ata nuk arritën t’iu mbijetonin dhe fatkeqësisht vdiqën në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.
Burime nga Emergjenca kanë bërë me dije se tre nga katër personat e vdekur në këtë aksident janë Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar, teksa personi tjetër akoma nuk është identifikuar.
Vdekjen e tyre e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore.
Sipas të njëjtave burime, burrë e grua janë dërguar tashmë në QKUK, ku po marrin trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Sipas informacioneve të para, të rinjtë ishin në një veturë të tipit BMW, kur papritmas shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me veturën në të cilën ndodhej çifti, duke pësuar kështu plagë të cilave nuk mundën t’iu bënin ballë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e vikt imave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidentit, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.
Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img