28,11,2025

Këta janë personat më të kërkuar nga Policia e Kosovës (Foto)

Must Read

Lista e personave të shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për vepra dhe incidente të ndryshe është e gjerë.
Por publikisht të shpallur në kërkim janë vetëm nëntë persona, katër prej të cilëve të nacionalitetit serb, raporton Indeksonline.
Në uebfaqen zyrtare të Policisë së Kosovës figurojnë fotot e të kërkuarve e që shumë prej tyre qëndrojnë aty prej vitesh.
Policia kërkon nga të gjithë ata që kanë njohuri për vendndodhjen e tyre të telefonojnë në numrat zyrtar apo në stacionin më të afërt policor.
Në listën e të kërkuarve publik janë: Radomir Kasalovic, Dusan Jovanovic, Ratomir Bozovic, Branislav Rakic, Petri Salihu, Korab Zogjani, Agron Kryeziu, Ilir Abdullahu dhe në një rast tjetër kërkohen disa persona për incidentin e ndodhur në vitin 2012 në Sallën e Kuqe në Prishtinë ku u pengua dhunshëm promovimi i revistës “Kosova 2.0”./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img