11,09,2025

Këta janë kosovarët që e lanë Zvicrën, dhe po i bëjnë milionat në Kosovë (FOTO)

Must Read

Brezi i dytë i shqiptarëve në Zvicër po kthehen sërish në vendlindjen e tyre ose të prindërve, në Kosovë. ‘20min.ch’ sjell tri histori suksesi, përcjell albinfo.ch.

Më shumë se gjysma e të rinjve nga mosha 14 deri në 29 vjet nga Kosova po duan të lënë vendlindjen e tyre sipas disa sondazheve. Destinacioni më i popullarizuar Zvicra. Ata ëndërrojnë për jetën e lokaleve të natës dhe punën, por ka edhe kosovarë që po emigrojnë në drejtim të kundërt.

Ata janë kthyer në shtëpinë e tyre për të ndërtuar biznesin. Ata janë shumë të suksesshëm në vendlindjen e tyre, që është njëri nga vendet më të varfra në Evropë.Njëra ndër to është Drenusha Shala, 27-vjeçare. Për 20 vjet kishte jetuar në Kantonin e Cyrihut, ku familja e saj kishte ardhur si refugjate nga Kosova kurse më 2011 ishte kthyer në Prishtinë. Shala është e shkolluar në administratë, derisa me kolegët e saj Muhamet Veliu (32) dhe Flamur Shala (31) kanë krijuar një biznes shumë të suksesshëm. Baruti GmbH i Kosovës ka 270 të punësuar dhe shitje vjetore prej dy milionë frangash.

Ajo thotë se është privilegj dhe avantazh i madh që ka kaluar rininë dhe fëmijërinë në Zvicër, dhe kjo i ka ndihmuar shumë. Drenusha ka ndërtuar gjithçka me mund të madh, derisa ka treguar për sakrificat e mëdha.

E ngjashme historia është edhe me Arta Rrustemin. 24-vjeçarja kishte jetuar në kantonin e St. Gallenit. “Askush nuk e kuptoi pse e kam lënë luksin dhe sigurinë që kam pasur. Prindërit e mi gjithmonë kanë pasur dëshirë që të kthehem në vendlindje”, ka thënë ajo.

Përveç punës si një udhëheqëse në Baruti, ajo së bashku më vëllain e saj, Viktorin kanë edhe një pemishte, në bazë të standardeve evropiane.

Edhe Marjan Ramaj nga Kosova, 51-vjeçar, i cili ka jetuar në kantonin e Lucernit, ka krijuar biznesin e tij në Kosovë dhe ka 53 punëtorë. Ai ka specializuar në shtrimin e kabllove elektrike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img