Vjeshtën e këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet lokale në gjithë vendin. E me afrimin e tyre, partitë politike kanë filluar kalkulimet e tyre që ti mendojnë kandidatët e tyre më të mirë për kryetar të komunave.
Është Partia Demokratike e Kosovës, ajo e cila është duke e marr seriozisht këtë punë. Tashmë kjo parti ka filluar ti mendoj emrat që do të jenë kandidat të saj për komunat e vendit në zgjedhjet e këtij viti.
Portali ynë, ka arritur të siguroi një listë brenda burimeve të PDK-së, ku janë emrat e mundshëm të kandidatëve të saj për kryetar të komunave.
Sipas listës shumica e kryetarëve do të jenë ata që janë aktualisht kryetar ose që kanë qenë edhe më parë si kandidatë të saj për kryetar të ndryshëm.
Zgjedhjet lokale të këtij viti do të jenë sfida e parë për kryetarin e ri të kësaj partie, Kadri Veselin. Ku kryetari Veseli, para pak ditësh mblodhi një grup punues në hotel Emerald, ku trajtuan shumë tema.
Më poshtë lista me emra të mundshëm të kandidatëve të PDK-së për kryetarë të komunave:
Prishtinë – Blerand Stavileci (me mundësi ndërrimi)
Prizren – Kujtim Gashi ose Luljeta Veseli-Gutaj
Pejë – Besim Beqaj
Mitrovicë – Avni Kastrati (me mundësi ndërrimi)
Gjakovë – Hajdar Beqa
Gjilan – Zenun Pajaziti
Ferizaj – Bajrush Xhemaili ose Agim Aliu
Malishevë – Isni Kilaj
Rahovec – Idriz Vehapi
Drenas – Ramiz Lladrovci
Skenderaj – Fadil Nura (me mundësi ndërrimi)
Kamenicë -Begzad Sinani
Klinë – Sokol Bashota
Podujevë – Naim Fetahu
Suharekë – Ramë Vataj
Kaçanik – Besim Ilazi ose Habib Guri
Istog – Shasivar Haxhiaj
Shtime – Rrahman Jakupi ose Fehmi Mujota
Hani i Elezit – Fevzije Tafili Berisha ( me mundësi ndërrimi)
Viti – Hysen Ymeri ose Besim Halimi
Obiliq – Naser Maxhuni
Deçan – Safete Hadërgjonaj
Fushë Kosovë – Nijazi Kolshi (me mundësi ndërrimi)
Kjo është lista e mundshme e kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet lokale. Kjo listë nuk është e plotë dhe mund të ndryshohet përsëri deri në listën finale.