Entuziazmi është i madh, çunat e kombëtares mbrëmë në darkë më golin e Sadikut gëzuan miliona zemra shqiptare të shpërndarë në të gjithë botën.
Pas atij goli u zgjua ëndrra shqiptare, iu dha “dëmshpërblimi” tifozave shqiptarë në Francë, të cilët nuk u lodhën së mbështeturi deri në fund kombëtaren.
Mirëpo në atë arenë ku mbizotëronte pa frikë ngjyra e flamurit tonë, dy të rinj shqiptarë kanë marrë vëmendjen që ndoshta ata vetë kanë kërkuar. Megjithëse duken shumë të gëzuar pas golit dhe fitores ndaj Rumanisë, ata kishin një kërkesë shumë të çuditshme.
Nëse i gjithë stadiumi ishte mbushur me banderolat për kombëtaren dhe Shqipërinë, në banderolat e tyre shkruhej “kërkoj nuse me lekë”.
Pra këtyre çunave shyqyr që u paska dalë si sebeb ndeshja që të shfaqnin kërkesën e tyre. Kushedi ndoshta atje në stadium shpresonin të gjenin ndonjë Rike Roçi tjetër që do pranonte të ishte “nusja” në këtë rast.
Ndoshta nuk u spikatën gjerësisht, por pa dyshim këta ishin shqiptarët më të çuditshëm mbrëmë në stadium.
The post Këta ishin shqiptarët më të çuditshëm mbrëmë në stadium, ja cila ishte kërkesa e tyre appeared first on GazetaBlic.