09,01,2025

Këta dy kosovarë do ta vendosin drejtësinë në Zvicër

Must Read

86 studentë kanë marrë diplomë masteri dhe 41 të diplomuar kanë marrë diplomë bachelor. Për më tepër, këtij Fakulteti i janë shtuar edhe shtatë tituj doktorë.

Në listën e të diplomuarve figurojnë edhe 2 emra shqiptarë. Ata janë Arlind Dushica dhe Vigan Biqkaj, shkruan albinfo.ch.

Arlind Dushica është i lindur në Zvicër. 26-vjeçari i diplomuar në master vjen nga Gjilani.

“Jam i prirë që drejtësia të mbizotërojë në jetë”, thotë për albinfo.ch Dushinca, i cili është i specializuar në të Drejtën Penale, Strafrecht, i cili ka prejardhje nga një familjeje juristësh nga Kosova.

Edhe Vigan Biqkaj vjen nga Hogoshti i Gjilanit. Ai thotë se është i fokusuar t’i mbrojë të drejtat civile.

“Më pëlqejnë të gjitha drejtimet që kanë të bëjnë me padrejtësitë që u bëhen njerëzve”, thotë pas diplomimit për albinfo.ch Biqkaj.

Familjarët e pranishëm janë shprehur krenarë që në mesin e të diplomuarve ka edhe shqiptarë që do të ndajnë tash e tutje drejtësinë në Zvicër.

“Kurrë nuk jam ndier më mirë kur janë përmendur edhe dy emra shqiptarë, deri sa shumica e prindërve ishin biznesmenë, politikanë të njohur të Parlamentit të Zvicrës, në mesin e tyre ishin edhe këta dy djem nga Kosova”, tha aktori Florin Brajshori, që ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit.

Vigani jeton në Luzern dhe do të vazhdojë të punojë në Gjykatën e Luzernit si avokat, ndërsa Arlindi si prokuror në Thurgau, kuptohet pas diplomimit u duhet 1 vit praktikë për të marrë licencën e avokatit dhe të prokurorit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img