21,08,2025

Kështu u kërcënuan sot gazetarët nga familjarët e Lavdrim Muhaxherit (Video)

Must Read

Mediat kanë qenë të padëshiruara në shtëpinë e babait të tij në periferi të qytetit, duke mos dhënë asnjë informacion lidhur me vdekjen.

Por më të ashpër ndaj ekipit të KTV-së kanë qenë vëllai i Lavdrimit dhe një familjar tjetër.

Sipas kryetarit të Bashkësisë Islame në këtë komunë, Florim Neziraj, vëllai i Lavdrim Muhaxherit, Bajrami, i ka treguar se kanë fakte që këtë herë pjesëtari i ISIS-it, është vrarë vërtetë.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se policia posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar ne Siri, i cili është nga Kosova.

Derisa ka shtuar se duke iu referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij.

Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas mesnatës së të enjtes, përmes Facebookut, e ka konfirmuar edhe vëllai i pjesëtarit të ISIS, Bajrami.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Reagim i KRU “Bifurkacioni” pas publikimeve në rrjetet sociale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” SH.A në Ferizaj ka reaguar pas publikimeve në rrjete sociale, ku përmes disa pamjeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img