21,12,2025

Këshilltari i Mustafës thotë se bisedat në Durrës ishin të relaksuara

Must Read

Ka qenë Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Mustafa, ai që ka treguar për Koha.net se çfarë u diskutua në atë takim.

“Sa kam marrë vesh nga kryeministri, është biseduar për temat e bashkëpunimit rajonal, për implementimin e marrëveshjeve të Triestes dhe çështjet e mbetura të Traktatit të Komunitetit të Transportit”, ka thënë Havolli për Koha.net. “Komunikimi me të gjithë kryeministrat ka qenë i relaksuar dhe pozitiv”, ka thënë Havolli më tej.Mustafa ka takuar në mesin e kryeministrave të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe homologen e tij nga Serbia, Ana Bërnabiq, në kuadër të takimit joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, që është mbajtur dje në Durrës.Bërnabiq, që zëvendësoi Aleksandar Vuçiqin në krye të ekzekutivit, i cili la këtë post për t’u bërë president i vendit, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ky ishte takimi i parë i kryeministres së Serbisë me kryeministrin e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img