Kryesia e Këshillit të Prindërve e Kosovës është informuar në orët e vona sot se raportimi i aksionit të Policisë së Kosovës në Ferizaj nuk është raportuar drejt dhe saktë në media të ndryshme dhe zmadhuar tutje në rrjetet sociale.
Siç e ka konfirmuar z. Visar Islami, Kryetar i Këshillit të Prindërve për Rajonin e Ferizajt, përmes burimeve zyrtare të policisë këto armë nuk janë gjetur të gjitha tek nxënësit dhe as në shkolla por tek persona të arrestuar në objekte jashtë perimetrit të shkollave. Ndërsa tek disa nxënës të shkollave të mesme janë gjetur e konfiskuar disa brisqe. Po ashtu krejt këto materiale inkriminuese janë mbledhur prej muajit e shkurt e në vijim dhe jo në një askion të vetëm.
KPK vlerëson që, megjithatë, këto pajisje të konfiskuara pasqyrojnë një gjendje shqetësuese, për çka duhet të mbajnë përgjegjësi edhe prindërit.
KPK, me këtë rast, shpreh mirënjohjen ndaj Policisë së Kosovës për këto aksione, duke kërkuar që policia të vazhdojë të jetë prezente afër perimetrit të shkollave në oraret hyrjes dhe daljes nga shkollat dhe të jetë shumë e rreptë ndaj personave me profil të dyshimtë.
Prindëve ju bëjmë thirrje të angazhohen shumë më shumë në kujdesin ndaj fëmijëve të tyre, ngase përgjegjësia kryesore bie mbi ta dhe ajo nuk mund t’i delegohet askujt.