Ferizaj.06.03.2018. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Bashkim Hyseni, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit të Prindërve në Ferizaj, me ç ‘rast u diskutua për hapat që do të ndërmerren në luftimin e dukurive negative në shkolla dhe çështje tjera që kërcënojnë sigurinë e nxënësve.
Në këtë kuadër, drejtori Hyseni gjatë takimit shpalosi para të pranishmëve planet e qeverisjes lokale në këtë sektor, bashkëpunimin e nevojshëm mes Komunës së Ferizajt, përkatësisht Drejtorisë së Arsimit dhe Këshillit të Prindërve dhe ndërveprimin me institucionet tjera sociale dhe të sigurisë.
Nazim Hoxha, kryetar i Këshilli të Prindërve në Ferizaj u shpreh falënderues për takimin e organizuar nga drejtori i arsimit, me ç ‘rast ofroi bashkëpunimin e këtij mekanizmi mjaft të rëndësishëm për evidentimin e sfidave në këtë sektor.
Bashkëqeverisja me prindërit për tejkalimin e sfidave në arsimin lokal dhe luftimin e dukurive negative në shkolla ka qenë zotim dhe vizion i kryetarit Aliu, realizimi i së cilës po konkretizohet me një raport të qëndrueshëm bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe këtij këshilli.
Këshilli i Prindërve, aleat i fuqishëm i Drejtorisë Komunale të Arsimit për luftimin e dukurive negative në shkolla
Must Read