Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj shtron iftar për familje të dëshmorëve , invalid dhe veteran të luftës Në kuadër të iftareve që po shtron Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj në muajin e shenjtë të Ramazanit këtë të hëne ka shtruar iftar për familje të dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftës. Kryetari i KBI-së Bujar ef. Hasani tha se këtë traditë do ta vazhdoi edhe në të ardhmen.
“Jemi të lumtur që na u dha mundësia të ahtrojmë këtë iftar si mirë njohje e per familjet e dëshmorëve,invalidët dhe veteranët e lutës ,që pa kontributin e tyre nuk do të gëzojmë këto ditë lirie” tha Bujar Ef. Hasani kryetar i KBI-së në Ferizaj.
Me këtë rast Kryetari i familjeve të dëshmorëve Gafurr Bytyqi ka falënderuar KBI-në për këtë shenjë solidariteti me ata që për ditën e sotme dhanë më të dashurit dhe më të vlefshmën.
Edhe Nexhat Shahini nga OVL e UÇK-së ka falënderuar KBI-në e Ferizajt për katë iftarë
“Kjo është iniciativa e parë që kryetari i KBI-së ka marrë në Ferizaj dhe dëshiroi që kjo iniciativë të zgjatë si shenjë përkujtimi se duke kujtuar të kaluarën e ndërtojmë të ardhmen” tha Nexhat Shahini,përfaqësues nga OVL e UÇK-së