22,12,2024

Këshilli Drejtues i UShAF vendosi që Universiteti ta marrë emrin e veprimtarit të çështjes kombëtare Gjon Serreçi

Must Read

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që Universiteti ta bartë emrin “Gjon Serreçi”.

Këtë vendim, Këshilli e ka marrë duke u bazuar në kompetencat e veta dhe me arsyetimin se UShAF do ta bartë me krenari emrin e intelektualit, patriotit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare.

Gjon Serreçi u lind më 11 shkurt të vitit 1920 në Ferizaj. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa më pas u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ndërkohë vazhdoi studimet në Firencë të Italisë.

Ai ishte njëri nga intelektualët dhe personalitetet më të shquara dhe më me ndikim të lëvizjes për çështjen kombëtare. Si njeri i arsimuar dhe njohës i disa gjuhëve, Gjon Serreçi dha kontribut të madh në lëvizjen për çlirim, por edhe në frymëzimin e gjeneratave të reja për atdhedashuri gjatë kohës sa punonte profesor në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Si aktivist i palodhshëm, ai përbënte rrezik për pushtetin e atëhershëm jugosllav, prandaj Gjon Serreçi u ndoq, u burgos dhe u pushkatua më 31 gusht të vitit 1947.

Vendimi i Këshillit Drejtues për emrin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj do t’i dërgohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për miratim, e më pas do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për vendimin përfundimtar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img