11,09,2025

Kërkohet transferi i mjeteve buxhetore për RTK-në

Must Read

20160406161347778620-620x375

Komisioni për Buxhet dhe Financa i rekomandoi Ministrisë së Financave, që të bëjë transferin e mjeteve buxhetore për RTK-në për periudhën prill-qershor 2016.

Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Raportin tremujor të shpenzimeve  të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar–mars 2016 dhe Programin e Shpenzimeve të RTK-së, për periudhën Prill-Qershor 2016.

Raporti tremujor financiar e prezantoi dhe arsyetoi kryesuesi i Bordit të RTK-së, Ismet Behxheti, i cili theksoi se gjatë periudhës raportuese, RTK në pajtim me planin e veprimit ka arritur që shpenzimet t’i realizojë brenda buxhetit të planifikuar. Pas diskutimeve dhe sqarimeve, Komisioni përkrahu Raportin tremujor të shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar–mars 2016 dhe i rekomandoi Ministrisë së Financave, që të bëjë transferin e mjeteve buxhetore për RTK-në për periudhën prill-qershor 2016.

Komisioni, po ashtu në mbledhjen e sotme, në pikën në të ndryshme, caktoi tre deputetë të komisionit, që do të jenë pjesë e grupit të përbashkët  punues me Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img