Lajme

Kërkohet përsëritja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovës. Kjo është arsyeja!

By FerizajPress

April 24, 2016

Përfaqësues të Bllokut Patriotik kanë kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë, pasi ata konsiderojnë se Partia Progresive Serbe (SNS), të cilën e udhëheq kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq është përfshirë në vjedhje dhe parregullsi.

Sipas kësaj partie, kjo gjë është me e theksuar veçanërisht në Mitrovicën Veriore dhe në Komunën e Zveçanit.

Ndërsa, korrespondenti i KosovaPress-it nga Mitrovica Veriore raporton se dyert e Qendrës së Votimit në Veri, në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas” kanë qenë të hapura deri në orën 20:20, derisa brenda objektit gjenden dhjetëra njerëz që po presin të votojnë. Misioni i OSBE-së në Kosovë është duke pritur që të mbledh votat dhe t’i dërgoj për numërim.

Qendra e Votimit parashihej të mbyllej në orën 20:00.

Janë mbi 15 mijë qytetarë serbë me të drejtë vote në këtë Qendër Votimi.

OSBE-ja deklaroi se deri në orën 18:00, në komunat serbe në Kosovë votuan 35.28 për qind të votuesve.