28,11,2025

Kërkohet përjashtimi i gjyqtarit në rastin e vrasjes në Gadime

Must Read

Kërkesës së avokatit Aziz Rexha iu bashkuan edhe mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë, Mentor, Shpend dhe Xhezair Agushit.

“Familja e dëmtuar ka kontakte familjare me familjen e gjyqtarit Avdullah Ahmeti pasi që janë të rrethit të njëjtë dhe dyshojmë në paanshmërinë e tij. Kemi të bëjmë me një aktgjykim të kaluar ku janë listuar një numër i madh i shkeljeve”, tha avokati Rexha.

Ndërkaq, përfaqësuesja e familjes së dëmtuar Demiri, avokatja Fehmie Gashi-Bytyqi, mohoi pretendimin e mbrojtjes së të akuzuarve, duke thënë se babai i të ndjerit R. Demiri as nuk e di se cili nga gjyqtarët është Avdullah Ahmeti.

“Babai i të ndjerit nuk e di as për kënd është fjala”, tha avokatja Gashi-Bytyqi.

Lidhur me këtë kërkesë, seanga gjyqësore është shtyrë për një afat të pacaktuar deri sa të vendoset lidhur me përjashtimin e gjyqtarit Avdullah Ahmeti.

Gjykata Themelore në Prishtinë në tetor të vitit 2014  i ka dënuar 4 të akuzuarit me 43 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e R. Demirit në vitin 2012.

Prokuroria Themelore në Prishtinë akuzonte Arian, Mentor, Shpend dhe Xhezair Agushin se kanë kryer së bashku vrasjen e R.Demirit më 12 prill 2012 në fshatin Gadime e Epërme të komunës së Lipjanit.

Arian, Mentor e Shpend Agushi janë vëllezër, ndërsa Xhezair Agushi xhaxhai i tyre.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë nga ky gjykim. Raportet mund t’i gjeni këtu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img