26,11,2025

​Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e një të zhdukuri në Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës në Ferizaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur.

Siç njofton Policia Rajonale e Ferizajt, më 29.01.2025, familjarët kanë raportuar Bekim Shaban Vari, i lindur më 01.03.1987, është larguar nga shtëpia në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt më 22.01.2025, rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Karakteristikat e personit të zhdukur janë: Ngjyra e flokëve, e zezë, gjatësia 1.85 cm, pesha, 90 kg, veshmbathje, pallto me kapelë, ngjyrë e gjelbër.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë kërkime të vazhdueshme, por ende nuk ka arritur ta gjejë. Për këtë arsye, kërkojmë ndihmën e qytetarëve: Kushdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojë policinë në stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat e telefonit:
📞 192
📞 0290/326-250
📞 0290/322-406
Çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img