10,09,2025

Kërkohet kujdes i shtuar gjatë përdorimit të kursimeve pensionale

Must Read

Këto mjete janë në 9 milionëshin, të cilin as në institucionin që menaxhon me pensionet nuk ia kanë idenë se kujt i takojnë, raporton KTV.

Të njëjtat mjete ka me vite të tëra që janë transferuar në llogarinë e fondit, por nuk kanë asnjë informatë se për kë janë të destinuara.

Përkundër zhurmës së bërë, qeveria ia ndërroi ligjin, përmes të cilit mundësoi përvetësimin e këtyre mjeteve.

Në bazë të ndryshimeve të bëra, të gjitha mjetet që kanë 6 vjet që qëndrojnë në fond do të dalin në ATK, rrjedhimisht në Buxhetin e Kosovës.

Zyrtarë të Fondit të Kursimeve Pensionale nuk kanë pranuar të japin detaje para kamerës për këtë çështje.

Përmes një përgjigjeje elektronike, ata kanë dhënë disa detaje për çështjen e këtyre mjeteve.

Megjithëse thonë të kenë ndërmarrë një fushatë informuese në fund të vitit të kaluar, numri i të interesuarve që kanë dorëzuar dëshmi për mjetet ka qenë tejet minimal.

Andaj, duke e parë këtë situatë, Fondi ka marrë si dëshmi se janë shterur të gjitha mundësitë të gjinden informacione për pagesat e kryera prej 2010 e më herët.

Zyrtarë të fondit kanë thënë se kontribuuesve do t’iu ruhet, pa asnjë kufizim kohor, e drejta që t’iu rimbursohen kontributet kurdo që këtë e dëshmojnë.

Edhe zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës kanë thënë se mjetet që do të kthehen do të qëndrojnë në një llogari si pozicion i veçantë.

Duke parë se mjetet nuk kanë një destinim të veçantë se ku do të shkojnë, shoqëria civile kërkon kujdes të shtuar për këtë çështje.

Ligji me ndryshime u miratua në dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa hyri në fuqi gjatë janarit të këtij viti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img