27,12,2024

Kërcënon dhe shantazhon shqiptari 55-vjeçar: Do të nxjerr videot tona të seksit

Must Read

Duke mos qenë dakord me prishjen e lidhjes, ai ka “terrorizuar” për më shumë se një vit dy femrat. Kërcënimet kanë qenë nga telefonatat e SMS-të me shprehjet “do ju pres fytin”, “do ju vras”, deri te mbajtja nën presion për publikimin në internet të fotove dhe videove intime të ish-të dashurës, shkruan Panorama.

Po ashtu, ai ka ndërmarrë edhe veprime aktive, duke i ndjekur ato në rrugë, apo duke u konfliktuar me miqtë meshkuj të ish-të dashurës, një prej të cilëve e ka plagosur.

Mes pasigurisë dhe frikës së shkaktuar, Tomas B. është kallëzuar dy herë nga E. M., e ëma e vajzës me të cilën ai kishte pasur një lidhje. Kallëzimi i parë ka qenë në mars 2015, ndërsa i dyti në maj 2016. Tomas B. u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Tiranës, e cila më 16 nëntor përfundoi gjykimin e çështjes në ngarkim të tij.

Ai u shpall fajtor për akuzën e “përndjekjes” ndaj dy personave dhe u dënua përfundimisht me 7 muaj e 20 ditë burg. Gjatë gjykimit ai ka pranuar fajësinë, si dhe është shprehur plotësisht i penduar dhe i keqardhur për gjithë ç’kishte ndodhur.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img