26,11,2024

Kelani: Vlerësimi i Transparency International na bën krenar, nuk vetëkënaqemi

Must Read
Baki Kelani

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se kjo do të thotë shumë për Policinë e Kosovës, ashtu si edhe për opinionin e gjerë.

“Një organizatë si Transparency International tregon se Policia e Kosovës është më e besueshmja dhe më transparentja në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe vendet që e rrethojnë Kosovën”.

“Kjo neve si Polici na bën që të krenohemi por jo të vetëknaqemi, duhet edhe më tej që këtë besueshmëri ta rrisim tek qytetarët”.

Kelani në Kosova Direkt në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se Policia e Kosovës edhe më parë është ranguar lart për sa i përket besimit të qytetarëve.

“Neve na është shtuar përgjegjësia drejt arritjes së rezultateve më pozitive se vetëm me punë është arritur edhe një rezultat i tillë”.

“Është ndjenjë e mirë, menaxhmenti i ka kushtuar një rëndësi të veçantë arritjes së objektivave dhe synimeve të Policisë së Kosovës që janë reduktimi i krimit, arritja e sigurisë në Kosovë dhe të gjitha këto kanë ndikuar të kemi një rezultat të tillë dhe besueshmëri”.

Zëdhënësi i Policisë ka thënë se Policia është e qytetarëve dhe është e barabartë karshi tyre.

“Ne merremi me vetveten si institucion, edhe ndaj zyrtarëve tanë marrim masa si ndaj çdo personi tjetër”.

Sipas tij, për këtë arritje të Policisë së Kosovës edhe qytetarët duhet të jenë krenar.

Ai ka thënë se sado që është komentuar se “Policia e Kosovës është e kapur”, kjo nuk qëndron.

“Policia e Kosovës nuk dëshiron të merret me komentimet e deklarimet e asnjë personi, qofshin ata politikanë, por po e them se Policia është institucion për zbatimin e ligjit, ky raport dhe rezultatet e arritura tregon që qëndron e kundërta e kësaj”.

Kelani ka folur edhe për Ligjin e ri për komunikacionin rrugor duke thënë se ka rënie të aksidenteve me fatalitet.

“Ende mbetet shqetësuese edhe për Policinë numri i aksidenteve por prej kur ka hyrë Ligji në fuqi, numri i gjobave është rritur dhe kjo ka ndikuar sado pak. Ka rënë numri i aksidenteve që përfundojnë me fatalitet”.

“Ne si Polici dëshirojmë më së paku të shqiptojmë gjoba por është një mënyrë ndëshkimi për ata që bien ndesh me rregullat, ka rënie mbi 15 % tregon që është arritur një rezultat mirëpo ende nuk e ka treguar efektin e vet”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img