Lajme

KEK-u nis studimin e fizibilitetit për termocentralin që BE-ja e do të mbyllur

By FerizajPress

April 11, 2016

Korporata Energjetike e Kosovës të martën pritet të iniciojë zyrtarisht projektin që mundëson vazhdimin e operimit të termocentralit “Kosova A” përtej afateve të përcaktuara nga institucionet ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Ky është hapi i parë zyrtar që ndërmerret nga institucionet shtetërore për zgjatjen e kohës së operimit të këtij termocentrali, të cilit paraprakisht iu kishte programuar jetëgjatësia vetëm deri më 31 dhjetor të 2017-s.

Hapja e tenderit për këtë qëllim është në kundërshtim me zotimet e Qeverisë së Kosovës dhe pritjet e Bashkimit Evropian për dekomisionimin e tij deri në fund të vitit 2017.