18,11,2024

KEK-u ndez ekskavatorët në Shipitullë, Qeveria thotë se s’do ketë krizë energjetike

Must Read

Korporata Energjetike e Kosovës i ka ndezur ekskavatorët në fshatin Shipitullë për të nxjerr thëngjillin nga nëntoka e këtij lokacioni.

Avni Arifi, nga kabineti i Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk do të zhytet në krizë energjetike.

“Ndezën ekskavatorët në Shipitullë. Jo më krizë”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Nga ana tjetër edhe Arbër Vllahiu duke folur nga vendi i ngjarjes tha se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë dhe nuk do të ketë as rritje të rrymës siç ka premtuar Kryeministri.

”Në 100- ditëshin e parë nënshkruam marrëveshjen më të madhe për termocentralin e ri’, shtoi Vllahiu.

Nga ana tjetër ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se më në fund ka nisur punën ekskavatori i cili ka mbi 6 muaj që  nuk ka qenë funksional.

“Kryeministri ka arrit që t’i bind qytetarët në Shipitullë që ta lirojnë vendin dhe të dalim nga kriza energjetike”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img