03,02,2026

KEK tregon nëse do t’i kthehemi reduktimeve: A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë

Must Read

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 e Kosovës A është ende në punë, por do të ndalet nga prodhimi për periudhë katër ose pesëditore.

Sipas njoftimit për media, për të mbuluar mungesat e shkaktuara nga kjo ndërprerje, janë ndërmarrë masat e nevojshme që të evitohen reduktimet e energjisë elektrike.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Në media u raportua se njësia A3 e termocentralit Kosova A do të nxirret nga funksioni këtë mesnatë..

KEK nuk ka dhënë një sqarim mbi arsyet konkrete të ndërprerjes së kësaj njësie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës që kalojnë në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendit që kalojnë në Maqedoninë e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img