22,12,2025

“KEDS/KESCO vazhdon t’i mbulojë dështimet e veta duke u fshehur prapa blloqeve të KEK-ut”

Must Read

Njoftimi i plotë:

Edhe pse KEK-u ka informuar Furnizuesin Publik KEDS/KESKO se bëhet fjalë për një devijim të shkurtër, si gjithmonë edhe kësaj radhe, furnizuesi publik KEDS/KESCO në mungesë të energjisë elektrike dhe në pamundësi të furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike sipas pergjegjesis qe mban karshi tyre,  thirret dhe raporton në emër të KEK-ut, pa pasu autorizim për këtë çështje.

Me këtë rast me apo pa vetëdije po zbeh të arriturat e KEK-ut dhe po i demotivon punëtorët të cilët po bëjnë të pamundurën për ti mbajtur termocentralet në operim edhe në këto temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

Blloku A-4, ashtu si është njoftuar KEDS/KESCO ka pas një devijimi të shkurt, mirëpo, me angazhimin maksimal të ekipeve të KEK-ut është në operim dhe po prodhon sipas planit. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img