Qytetarit e Ferizajt, ashtu sikur popullata dërmuese e Republikës së Kosovës për çdo ditë plaçkitën nga distributor KEDS, të cilët këtë veprimtari e zhvillojnë në sytë e pushtetarëve, qoftë të nivelit qendrorë apo atij lokal, pa ju dridhur qerpiku i syrit. Si zakonisht, qytetarët janë ata të cilët pësojnë më së shumti nga papërgjegjshmëria e menaxhmetit të KEDS-it, filialit në Ferizaj.
Ky menaxhimet i papërgjegjshëm i KEDS-it, se ka problem të ç’kyqë nga rrjeti elektrik qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të pagesës së faturave të rrymës elektrike, për pagesa edhe qoftë ato të vogla (për të cilën jam dakord), por njëkohësisht duhet të ju vihet në shërbim këtyre qytetarëve, të cilët kanë nevojë për mbështetjen e tyre, atëherë kur të jetë e nevojshme.
Në zemër të qytetit të Ferizajt, po thuaj se për një javë të tërën (e mërkure-e diele), qytetarët e lagjes Agim Matoshi ishin të rrezikuar nga defekti i paraqitur në rrjetin elektrik. Mbi 500 qytetarë këto ditë i kaluan nën ankth, që një ditë do të pësojnë nga ky defekt i rrymës.
Nga dita e mërkure (14.03.2018) kur është lajmëruar rasti, menaxhmenti i KEDS-it, asnjëherë nuk e trajtoi këtë kërkesë të këtyre qytetarëve në mënyrë serioze. U detyruan të bëjnë thirrje në qendrën kryesore me dhjetëra herë, por pa asnjë rezultat. U dashtë të ketë edhe ballafaqime me punëtorët e terrenit, për ta bërë gjendjen alarmante, në mënyrë që të vije deri tek sanimi i defektit. Për korrektësi punonjësit e KEDS-it (punëtorët e terrenit) vinin deri në lagje, por me duar në xhepa nuk arrinin ta evitonin këtë defekt në furnizim. Menaxhmenti i KEDS-it, asnjëherë se pa të arsyeshme të dilnin në vendin e ngjarjes, për ta parë për së afërmi defektin, pasi që se shihnin të nevojshëm alarmimin e qytetarëve të cilëve ju rrezikohej jeta në çdo sekondë të kohës.
Për gjatë këtyre ditëve të prishjeve në rrjetin elektrik, në këtë lagje u dëmtuan edhe biznese, të cilat veprojnë në këtë lokacion. Për pos disa prishjeve në aparaturat e tyre, u janë shkaktuar edhe dëme të tjera, qoftë ato në vlera monetare apo edhe atyre morale, duke prishur imazhin e tyre karshi klientëve të cilëve ju ofrojnë shërbimet e tyre.
Telefonatat e vazhdueshme nga qytetarët e kësaj lagje, për sanimin e defektit të paraqitur, si duket hasnin në vesh të shurdhur. Konsideroj se është e papranueshme inferioriteti e papërgjegjshmëria totale e kësaj kompanie. Autoritetet komunale, institucionet për rend, prokuroria, gjyqësia duhet të jenë në mbrojtje të qytetarëve, të cilët për këto ditë patën frikën e përhershme nga një incident i mundshëm me energji elektrike. Këto institucione, duhet të jenë të pamëshirshëm ndaj kësaj kompanie, ashtu siç janë të pamëshirshëm edhe ndaj konsumatorëve të cilët nuk mundën ti paguajnë faturat e shpenzuara. Sigurisht se në këtë kompani ka vend edhe për tu hetuar nga akterët relevant të cilët janë të thirrur për këto punë. Autoritetet komunale duhet të jenë më të zëshëm, të pamëshirshëm karshi kërkesave të arsyeshme që kanë qytetarët, lidhur me distributorin KEDS, sepse janë mbrojtësit kryesor të qytetarëve. Këto autoritetet duhet të krijojnë kushte më mira për jetë për të gjithë qytetarët, të krijohet ambient i mirë për zhvillim të veprimtarive të ndryshme biznesore, konsideroj se kanë obligim, para qytetarëve, për të cilën edhe janë mandatuar.
Ky defekt, tani më është sanuar, pas qindra telefonatave, pas presioneve të vazhdueshme të qytetarëve, por u dashtë të kalonin pesë ditë, për ta sanuar këtë defekt.
Me një bashkim të përgjithshëm qytetarë-politik-institucione, me informim të menjëhershëm, do të arrinim të ndalnim keqtrajtimet që u bëhen qytetarëve nga distributori KEDS.
Edhe unë jam i rrezikuar!
Nexhat Shahini