16,11,2024

KEDS-i s’bindet, thotë se është i detyruar të bëjë ndërprerje të rrymës

Must Read

Ani pse Qeveria e Kosovës bëri thirrje që rryma për qytetarët të mos ndalet, pavarësisht nga sfidat që mund të kenë KEK-u e KEDS-i, duket se kjo e fundit s’do të bindet.

Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS, i ka thënë Kohavisionit se “në këtë situatë, për të balancuar sistemin jemi të detyruar që të aplikojmë ndërprerje duke bërë përpjekje maksimale që konsumatorët të afektohen sa më pak”.

“Për momentin jemi duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike. Nga prodhimi vendor po arrihet të prodhohen më pak se 400 MW që nuk arrin të mbulojë as 50% të konsumit. Ne jemi duke importuar të gjithë energjinë që po mund ta gjejmë në treg dhe po e blejmë atë me një çmim shumë të lartë, rreth 100 deri 120 EURO për MW. Kjo është 4 herë më e shtrenjtë se rryma që prodhohet në vend. Këto çmime të larta kanë ndikim në çmimin e rrymës për konsumatorë”, ka thënë Buzhala për KTV-në. “Në këtë situatë, për të balancuar sistemin jemi të detyruar që të aplikojmë ndërprerje duke bërë përpjekje maksimale që konsumatorët të afektohen sa më pak”, ka thënë më tej Buzhala.

Më tej ai u ka bërë thirrje “të gjithë konsumatorëve që të kursejnë energjinë për aq sa munden në mënyrë që ta tejkalojmë këtë situatë vështirë”.
Nga ana tjetër, në një përgjigje po për KTV-në, KEK-u i ka bishtnuar përgjigjes se sa megavat rrymë është duke prodhuar. Skender Bucolli, nga KEK-u i ka thënë mbrëmë KTV-së se janë “duke prodhuar sipas planit të prodhimit”

“Korporata Energjetike e Kosovës, gjatë nëntë mujorit të këtij viti ka arritur me sukses të realizojë prodhimin sipas planifikimeve dhe bilancit energjetik. Po ashtu kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme edhe për periudhat e ardhshme. Janë duke u përfunduar të gjitha remontet sipas planifikimeve të parapara dhe janë krijuar rezerva të mjaftueshme te thëngjillit. Pra sa i përket obligimeve të KEK-ut në prodhim, bazuar në kapacitetet tona dhe mundësit teknike do të përmbushim të gjitha obligimet”, ka thënë ai.

“Ashtu siç është e paraparë me licencë dhe obligimet qe kemi, çdo 24 orë i njoftojmë operatorët e licencuar në treg për furnizim dhe shpërndarje të energjisë, KOSST dhe KEDS / KESCO, për kapacitetet tona prodhuese të energjisë elektrike. KEK-u e ka për obligim t’i njoftojmë me kohë operatorët për sasinë e prodhimit vendor, ndërsa operatorët e licencuar në treg (KOSST, KEDS / KESCO) janë të obliguar ta sigurojnë sasinë tjetër të energjisë kur konsumi është më i madh sesa kapacitet tona prodhuese”, ka thënë më tej ai.

Ai ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës nuk ka asnjë përgjegjësi sa i përket reduktimeve të energjisë elektrike.

“Furnizues publik (furnizues i shërbimit universal) sipas licencës KEDS/KESCO dhe KOSTT është përgjegjëse për balancimin e sistemit të energjisë elektrike. Prandaj, ju lutem drejtojuni atyre për reduktimet apo mungesën e energjisë elektrike të konsumatorëve”, ka thënë ai.

E kryeministri Ramush Haradinaj, sot paradite paralajmëroi se si ekzekutiv nuk u intereson për problemet që kanë KEK-u e KEDS-i, por tha se duhet të garantohet rryma për qytetarët.

Në një deklarim të tij në Facebook, Haradinaj tha se është i papranueshëm fakti, që KEDS-i dhe KEK-u nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.

“Menaxhmenti i KEDS-it dhe KEK-ut duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë. Drejtues të KEK-ut dhe KEDS-it e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk pranojmë asgjë më pak”, ka shkruar ai.

Pak para deklaratës së Buzhalës për KTV-së, në profilin e vet në Facebook ka shkruar Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka bërë një premtim që ka të bëjë me rrymën.

“Prej sot as rryma mo nuk ndalet!”, ka shkruar shkurt Belegu në profilin e tij në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img