28,08,2025

KDI dhe Komisioni për Punë të Jashtme shikojnë se a po zbatohet marrëveshja mbi lumin Ibër

Must Read

Gjatë kësaj vizite u konstatua nga afër progresi i arritur për revitalizimin e kësaj ure.

Përfaqësuesit e KDI-së dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, pas vizitës mbajtën tryezë diskutimi në këtë komunë, me temë “Dialogu Kosovë – Serbi: impakti në jetën e qytetarëve”, që ka për qëllim të promovojë bashkëbisedimin në mes deputetëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile si dhe qytetarëve lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështje me interes për të gjithë qytetarët siç janë liria e lëvizjes, edukimi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike në përgjithësi.

Pjesë e diskutimit ishin përfaqësuesve të shumtë nga organizatat e shoqërisë civile nga rajoni i Mitrovicës, përfaqësues të Ambasadave si dhe organizatave ndërkombëtare si dhe Elmi Reçica, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Pal Lekaj, deputet, Agim Bahtiri, Kryetar i Mitrovicës së Jugut si dhe Adrijana Hodzic, përfaqësuese nga Mitrovica e Veriut dhe Jeta Krasniqi nga KDI.

Aktivitetet në Mitrovicë u realizuan në kuadër të projektit për fuqizimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj qeverisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, që financohet nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë. /Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img