29,11,2024

KB Peja i reagon FKB-së pas përjashtimit nga garat

Must Read

Pejanët e konsiderojnë këtë vendim skandaloz duke vlerësuar se FBK-ja as që është munduar ta ndihmojë klubin për ta kaluar këtë situatë të vështirë.
FBK e kishte paralajmëruar Pejën që t’i krynte obligimet ndaj FIBA-s dhe Federatës kosovare për një afat të caktuar, por klubi i famshëm kosovar nuk ia doli.
Afati i fundit ishte data, 10 gusht, dhe kështu Peja nuk ka arritur që t’i regjistrojë skuadrat e të dyja konkurrencave për sezonin e ri.
Tutje, ju sjellim reagimin e plotë të klubit basketbollistik, Peja:
REAGIM NDAJ VENDIMIT TE FBK-së
Klubi i Basketbollit Peja reagon ndaj vendimit për përjashtimin nga
garat e FBK-së ku ishte një vendim skandaloz. Misioni i federatave është
masovizimi i sportit kurse i FBK-së është shkatrimi i sportit duke shuar
klube për interesa përsonale dhe duke mos jap asnjë ndihme në kalimin e
situates në të cilen gjendet klubet jo vetëm KB PEJA por edhe shumë
klube tjera në Kosovë.
KB Peja është njëra ndër klubet më të suksesshme sportive në vend. Si
shumë Klube tjera, edhe më të mëdha se ne, kemi kaluar nëpër krizë
financiare e cila s’ka qenë e lehtë fare dhe vazhdon të jetë edhe sot.
Por përkundër vështirësive, kemi gjete prapë forcën që të vazhdojmë
përpara. Klubi ka qenë i dënuar padrejtësisht me disa vendime, që pa pasur mundësi financiare dhe eksperiencë për çështje të tilla juridike i kemi humbur rastet në gjykatën e arbitrazhit të basketbollit BAT.
Për shkak të pamundësisë për të paguar borxhin, Klubi është dënuar me 5,000CHF dënim nga FIBA. Pas kësaj, na është caktuar afat deri me 15 Shtator për të lëvizur me rastet sepse në të kundërtën, dënimin tjetër
do të paguhej nga FBK. Me këtë rast, FIBA ka kërkuar nga Federata të ndërmerren masat dhe Klubi ose të shuhet ose të lëviz në aspektin e mbylljes së obligimeve.
Klubi mblodhi forcat që të punoj në këtë drejtim dhe deri sot nga tre rastet, nje e kemi mbyllur me marrëveshje dhe dy të tjera kemi rënë në pajtim në parim dhe presim shumë shpejt finalizimin e tyre. Për dënimin prej 5,000CHF Klubi ka kërkuar nga FIBA që të mundësohet të paguhet me këste. FIBA përmes e-mail ka konfirmuar që Klubi ka lëvizur për rregullimin e borxheve dhe që dënimi prej 5,000CHF mos të jetë prioritet
por të jenë tre rastet e arbitrazhit dhe se dënimi mund të priste deri në një afat tjetër, i cili do caktohej më vonë.
FBK nuk e regjistroi Klubin pa ndonjë arsye të fuqishme, ata ishin të pakënaqur me punën e bërë, gjë e cila nuk ishte e vërtete sepse KB Peja ka njoftuar zyrtarisht e jo zyrtarisht gjatë gjithë kohës FBK-në me lëvizjet. Agjentët, lojtarët dhe FIBA janë shprehur mirënjohës ndaj procesit dhe kanë kërkuar që Klubi të vazhdoj në këtë mënyrë që me datë
15 Shtator të mund të hiqte ndalesën dhe të mund të regjistronte lojtarët në mënyrë të rregullt.
Ne nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga FBK në lidhje me vendimin që e ka marr FBK, ne jemi njoftuar nga mediat për vendimin e FBK ku edhe shihet se sa jo serioze tregohet FBK dhe mundohet në mënyrë arbitrare të na
largoj nga garat duke na pamundsuar edhe të drejtën që e kemi me kundërshtu vendimin e FBK.
Klubi këtë sezon, duke shfrytëzuar edhe ligjin per sponzorizime, i cili përkundër që është ende i mangët dhe gjen zbatim fare pak, kemi
planifikuar një buxhet që garanton pagesën e obligimeve si dhe mbajtjen e një ekipe stabile shumë mirë të organizuar. Madje, Klubi arriti që të rezervonte një vend edhe në Ligen Ballkanike pas zgjidhjes së situatës
me FIBA.
Federata në mënyrë arbitrare ka vendosur që ta largoj Pejën nga garat. Federata në mënyrë arbitrare dhe tërësisht të parregullt dëshiron të ju jep mundësinë klubeve sekondare, klubeve të inatit të cilët nuk kanë as
histori e as buxhet e financa, që përmes Wild Card-es te rikthehen në Superlige. E kanë obligimin, sepse kanë jap premtim gjatë fushatës për të parin e Federatës. E kuptojmë z. Fetahu i cili ishte nevrikosur shumë atëherë kur u munduan në të gjitha mënyrat për të na larguar nga liga. Megjithatë nuk ja dolën, djemtë e rinj dhe ata që e duan Pejën, me
rezultate në parket (që e kontestuan aq shumë sepse urrejtja i kishte verbëruar dhe e kishin të pamundur të pajtohen me faktin) arritëm të qëndrojmë në Superlige.
Në ditët në vazhdim, Klubi do të kërkoj drejtësi në të gjitha organet, por në të njëjtën kohë do të tregoj se sa është Federata dhe njerëzit që mbajnë pozicione respektues të ligjeve. Do shikojmë se si skuadrat tjera iu lejohet pjesëmarrja edhe pse ka vite që kanë humbur procese gjyqësore në Kosovë, dhe bile edhe ju është përmbaruar konto, e ata përsëri vazhdojnë aktivitetin në mënyrën me klandestine.
Sot ne jemi viktimë e një hakmarrje të ulët, për mos përkrahjen e kësaj klike të interesave të ngushta (Për arsye konfidencialiteti ne nuk kemi publikuar marrëveshjet dhe dokumentet tjera, por të njëjtat janë në Federatë. Në një kohe të afërt do i publikojmë por pas afateve të caktuara nga palët).
Ne kërkojm nga FBK të rishqyrtoj vendimin e saj dhe të vendos drejt e jo për interesa përsonale ta shuaj klubin më të
Ne jemi duke i përfunduar marrëveshjet me FIBA por FBK po na bllokon dhe kërkon të na
shuaj si Klub me cdo kusht. KB PEJA nuk shuhet, KB PEJA është klub i gjithë qytetit dhe i gjithë Kosovës dhe askush nuk mund te luaj me fatin e KB PEJES./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img