28,07,2025

Kauza e rrejshme e VV-së

Must Read

Dje, Visar Ymeri e Donika Kada tentuan ta paraqesin si të vërtetë kauzën e tyre se ata janë për bashkim kombëtar dhe se nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Por, nëse kjo kauzë e tyre, dmth e VV-së për bashkimin kombëtar është e vërtetë, atëherë çfarë rëndësie do të kishte për ta marrëveshja për kufij me Malin e Zi, për të cilën, pothuaj, e shkatërruan Kosovën.
Po ta kishin të vërtetë kauzën kombëtare, këtë marrëveshje ata do ta trajtonin si të përkohshme.
Sepse, qindra e mijëra hektarë tokë, tokë shqiptare, janë jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Me çka do ta bëjnë këta bashkimin kombëtar?
Me amblema?
Nëse ata i konsiderojnë humbje të përhershme këto 8 mijë hektarë, atëherë çka do të thonë për Ulqinin, për Tuzin, për Plavën e Gucinë.
Vetëvendosja, bashkë me LDK-në, nuk e votuan ligjin për forcat e armatosura atëherë kur mund të votohej.
Dhe kjo është e pafalshme. Ka qenë kundër interesave kombëtare.
Kjo ka qenë humbje shumëfish më e madhe se sa humbja e tetë mijë hektarëve tokë, nëse vërtetë jemi duke i humbur.
Lereni Kosovën të bëhet shtet si duhet që të mund t’i mbrojë shqiptarët kudo që janë! Ky është interes kombëtar.
Lini anash interesat ruse!
Mos e pengoni Malin e zi të futet në Nato! Është interes shqiptar edhe ky!
Tentimgrushteti i rusëve në Podgoricë nuk ishte tallje.
As shqetësimi i Komandantit të Nato-s për praninë e rusëve në Ballkan nuk ishte farsë.
Farsë është kauza e rrejshme e VV-së për bashkimin kombëtar.
Kjo është e vërteta!

Shkruan: Lulzim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img