22,06,2024

Katër vjet e gjashtë muaj burgim ndaj Rr.Ç, për rrezikimit të trafikut publik 

Must Read


Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit i Përgjithshëm – Divizioni Penal, më 30prill 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Rr.Çi cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 378 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari individual i Divizionit Penal Ilir Bytyqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet e (6) gjashtë muaj..

I pandehuri RR.Ç, akuzohet se në shkurt të vitit 2017, në magjistralen Ferizaj  Kaçanik, duke drejtuar kamionin e markës “Scania A 4X2”, duke vepruar në kundërshtim me dispozitën ligjore nga neni 48 paragrafi 1.2.3 dhe nenit 242 të LSKRR-së, gjatë drejtimit të në rrugë publike nga pakujdesia ka ndërmarrë veprimin e frenimit të mjetit, ku si rezultat i këtij frenimi në fund të procesit nuk ka arrit të kontrollojë automjetin brenda shiritit të qarkullimit rrugor, mirëpo i njëjti kalon në shiritin e kundërt dhe ndeshet me automjetin e markës “VW Sharan”, i cili ishte duke lëvizur në shiritin e tij  të lëvizjes dhe nga këto goditje përveç dëmeve të mëdha materiale, lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi i makinës E.I pasagjerët J.I dhe N.I, ndërsa lëndime trupore pëson edhe i pandehuri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img