30,11,2024

Katër deputetëve të VV’së u shqiptohen dënime më kusht

Must Read

03.01.2018. Katër deputetët e VV-së janë shpallur fajtorë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Albin Kurti u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim për hedhjen e gazit lotsjellës dhe 6 muaj burgim për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, (1 vit e gjashtë muaj dënimi unik); Albulena Haxhiu u dënua me  1 vit e 2 muaj dhe 4 muaj (dënimi unik 1 vit e 3 muaj); Donika Kadaj –Bujupi me 1 vit e gjashtë muaj dënim unik; Faton Topalli me 1 vit për hedhjen e gazit lotsjellës dhe 3 muaj për pengim (dënimi unik: 1 vit e 2 muaj), raporton Express.

Të gjitha këto dënime janë me kusht, në rast se për 2 vite deputetët e VV’së nuk do të kryejnë vepra të tjera penale.

Express raporton se aktgjykimi ndaj tyre u shpall në mungesë. Asnjëri prej të dënuarve nuk ndodhen në sallë të gjykatës gjatë shpalljes së aktgjykimit.

Avokati i Faton Topallit ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj këtij aktgjykimi të shkallës së parë.

Sipas aktakuzës së Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, katër të deputetët në pjesën e fundi të vitit 2015, përmes përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta pengojnë dhe e kanë penguar punën e legjislativit. Tërë këto veprime janë bërë në kundërshtim të marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img