Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrit të rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Nga sot e deri më 26 mars, në “Zonën e kuqe” janë 18 komuna:
Leposaviqi, Zubin-Potoku, Zveçani, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Podujeva, Vushtrria, Obiliqi, Prishtina, Fushë-Kosova, Lipjani, Graçanica, Novoberda, Gjilani, Kamenica, Gjakova, Peja dhe Ferizaj.
Në “Zonën e verdhë” janë 12 komuna:
Deçani, Juniku, Istogu, Klina, Skenderaj, Drenasi, Prizreni, Suhareka, Shtimja, Kaçaniku, Vitia dhe Kllokoti.
Në “Zonën e gjelbër” janë 8 komuna:
Ranillugu, Parteshi, Hani i Elezit, Shterpca, Malisheva, Rahoveci, Dragashi dhe Mamusha.
Ndryshimet
Podujeva nga “Zona e verdhë” ka kaluar në “Zonën e kuqe”.
Graçanica nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e kuqe”.
Drenasi nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”.
Shtimja nga “Zona e gjelbër” ka kaluar në “Zonën e verdhë”.