Sport

Katastrofë për Leicesterin, ky është dënimi i Vardyt

By FerizajPress

April 22, 2016

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy do të dënohet për dy ndeshje pas përjashtimit në duelin ndaj West Hamit në Premierligë.

Jamie Vardy do të dënohet për dy ndeshje pas përjashtimit në duelin ndaj West Hamit në Premierligë.

Sulmuesi i Leicester City e ofendoi gjyqtarin Moss pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë. Dhe, sipas mediave angleze ai do të pezullohet për dy takimet e ardhshme, përcjell “Lajmi.net”.

Mungesa e Vardyt do të ndihet shumë në skuadrën e Leicesterit që është në garë për titull të kampionit me Tottenham Hotspur.