Katari u përgjigjet negativisht kushteve të fqinjëve arabë

Must Read

Që nga mesi i muajit të kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ndërprerë të gjitha lidhjet diplomtike dhe të udhëtimit më Katarin, duke e akuzuar Dohan për mbështetje të terrorizmit dhe për afërsi me rivalin rajonal – Iranin.Katarasit i kanë hedhur poshtë akuzat.Të mërkurën, ministrat e Jashtëm të katër vendeve arabe, pas takimit në Kajro, thanë se është për keqardhje përgjigjja “negative” e Katarit ndaj kërkesave të tyre.Riadi dhe aleatët kanë krijuar një listë prej 13 kërkesash dhe i kanë dhënë Katarit disa ditë kohë për t’u përgjigjur.Në mesin e kërkesave kanë qenë ndërprerja e mbështetjes financiare për terrorizmin, mbyllja e rrjtetit televiziv Al Jazeera, ndërprerja e shumicës së lidhjeve me Iranin dhe mbyllja e një baze ajrore turke.Ministri i Jashtëm saudit tha se pas refuzimit të kërkesave, Katarit do t’i vihen kufizime shtesë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img