11,09,2025

KASTRIOTI,FINALISTI I PARË

Must Read

Kastrioti fundos përfundimisht klubin hendbollistik Prishtina në garë për titull kampioni.
Kastrioti i Ferizajt është finalisti i parë në playofin e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kalimin në finale Kastrioti e siguroi të mërkurën kur në kryeqytet e mposhti Prishtinën me rezultat 32:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:14 për Ferizajasit.
Ishte kjo fitorja e dytë e Kastriotit në gjysmëfinale të playofit ndaj Prishtinës. Të shtunën në Ferizaj, Kastrioti fitoi me rezultat 28:21. Kastrioti në stinor të rregullt në Superligën A ishte në vend të dytë e Prishtina në vend të tretë. 
Kastrioti ka fituar Kupën e Kosovës këtë edicion dhe tani do të luftojë edhe për titull të kampionit. Në ndeshjen e së mërkurës më efikasi te Kastrioti ishte D. Terziqi me 11 gola. Te Prishtina më efikasi ishte A. Basholli me 5 gola.

Prishtina – Kastrioti 
26:32

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img