26,12,2024

‘’Kastrioti’’ shpallet klubi më i suksesshëm në Kosovë për grupmoshat 7-14

Must Read

Ferizaj.30.12.2017. Klubi i karatesë Kastrioti” nga Ferizaj u zgjodh klubi më i suksesshëm në Kosovë për grupmoshat 7-14 nga Federata e Karatesë së Kosovës. Ndërsa, Raif Musa u zgjodh trajneri më i mirë për grupmoshat 7-14. Në mesin e laureatëve janë edhe: Alma Loki, Blinë Sadiku, Diellza Mahalla, Arbora Behluli, Valëza Loki, Denisa Shabani, Fitore Ramadani.

Presidenti i Federatës së Karatesë Ismet Krasniqi, u shpreh falënderues ndaj klubeve për punën që kanë bërë deri më tani duke thënë se viti 2018 do të jetë mjaft sfidues për këtë sport.
“Ky sport tashmë është edhe sport olimpik dhe na pret sfidë shumë e madhe në garat e ardhshme sepse fillon numërimi i pikëve olimpike për “Tokio 2020” dhe ne së bashku shpresoj që do ta arrijmë këtë sfidë të madhe”, tha Krasniqi.

Ndërsa, kryetari i Komitetit Olimpik Besim Hasani, tha se shpreson që sukseset e Federatës së Karatesë në lojërat olimpike mos të mungojnë.

“Në përgjithësi sporti është një storie e suksesit këtu në Kosovë, por këtij suksesi pa dyshim se i kontribuon në mënyrë përmbajtjesore federatës së karatesë së Kosovës, prandaj ju përgëzoj për një arritje të shkëlqyer, përgjegjësia është dukshëm më e madhe për juve sepse tashmë karateja si sport është në programin olimpik dhe është një shans e jashtëzakonshme që sportistët, trajnerët, por edhe drejtues të sportit ta shpalosin më të mirën që të kualifikohen për lojërat olimpike, të marrin pjesë dhe pse jo të stolisen edhe me medalje”,tha Hasani.

Mirënjohje u ndanë edhe për karateistët Liana Iseni, Kujtim Thaçi dhe Fatjon Bajrami nga klubi i karatesë ‘’Sharri’’ nga Ferizaj, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img