Kastrioti i Ferizajt e ka fituar me një gol dallim derbin e javës së 21-të të Superligës A të hendbollist.
Të shtunën mbrëma në kryeqytet, ferizajasit fituan ndaj Prishtinës me rezultat 22:21 për të vazhduar kështu garën për titull të kampionit.
Ndeshja ishte e fortë, cilësore dhe interesante. Ishte sfidë e barabartë që u vendos vetëm në minutat e fundit. Kastrioti nisi më mirë por vendasit u kthyen shpejtë dhe krijuan epërsi deri në tri gola (10:7), për të mbyllur pjesën e parë me epërsi 11:10.
Kastrioti barazoi rezultatin në minutën e 38-të e më pas u zhvillua lojë e barabartë me epërsinë e herë të njërës e herë skuadrës tjetër.
Pas disa dështimeve të vendasve, mysafirët krijuan epërsi prej 21:18 ndërsa Prishtina ia doli deri në fund vetëm të ngushtojë epërsinë në 22:21. K. Krasniqi e L. Fetahu me nga 4 gola ishin më efikasët te Prishtina, derisa D. Terziqi udhëhoqi Kastriotin me 8 gola.
Kastrioti i ka 38 pikë në vend të dytë sa edhe Besa Famgas në vend të parë.
Kampioni Besa Famgas është ngritur në vend të parë pas fitores bindëse ndaj Vushtrrisë.
Superliga A – 21
Prishtina – Kastrioti 21:22 (11:10)
Prishtina: Agushi, Beqiraj, Krasniqi 4, Basholli 3, Abazi, Bajqinovci 2, Fetahu 4, Visoka, Shahini 1, Beshiri 3, Gjuka, Kastrati 3, Hoxha 1
Kastrioti: Curri, K. Syla, B. Syla 1, Zherka, A.Dugolli, Prekazi, Terziqi 8, Shabani 4, Ramadani 1, D. Dugolli, Rudari, Mustafa 1, Esati, Bassongen 5, Rajatoski 2