19,12,2025

Kastrati dhuron 10 mijë euro për ish-ushtarin e UÇK-së (Foto)

Must Read

Hoxha dhe humanisti nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka vazhduar edhe sot me aktivitetet bamirësie.
Ai të premten ka gëzuar ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Decani, Halim Tolajn, shkruan Indeksonline.
Kastrati me shoqatën e tij ka dhuruar 10 mijë euro për shërimin e ish-ushtarit që tash e një kohë është i sëmurë.
Dhurimin e donacionit e ka bërë të ditur këngëtari Arian Agushi përmes një postimi në Instagram.
“Sot në Prilep të Deçanit në vizitë te ish ushtari i UÇK-së Halim Tolaj, bashk me Halil Kastratin dhe shoqatën “JETIMAT E BALLKANIT”, ku kjo shoqatë ndau 10.000 euro për shërimin e Halimit.Zoti i shpërbleftë donatorët e kësaj shoqate”, ka shkruar Agushi. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Gjatë muajit nëntor 2025, në qytetin e Ferizajt, në katër raste të ndara vjedhjeje, konkretisht në markete, në rrugët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img